Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha para të rinjve: Do bëj gjithçka që t’ju hap rrugën

schedule15:13 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 15:13 - 21 Dhjetor, 2020

Gjatë një bashkëbisedim me finalistët e debatit kombëtar të rinisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar se do t’u hapë rrugën të rinjve. Basha u shpreh i bindur se ndryshimi që do të triumfojë në 25 prill do vijë përmes tyre.

Lexo edhe: Basha: Gratë dhe vajzat rol të rëndësishëm, në familje jam në minorancë dhe kjo më bën të lumtur

Kryedemokrati theksoi se në qeverisjen e tyre çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës. 

.Duhet të jetë një marrëveshje, që e gjithë shoqëria ta shikojë si invesim për të futur të rinjtë në tregun e punës. Sot është kohë krize, duket si fundi i botës, por edhe kohë mundësish. Po i drejtohem në veçanti studentëve të financës, kjo krizë po sjell edhe rishikimin e zinxhirit të furnizimit nga Evropa. Këto janë prioritetet që po luftojmë. DXo të bëj gjithçka që t’ju hap rrugën. 25 prilli do të konfirmojë edhe njëherë se Shqipëria do të jetë demokraci. Unë dhe të gjithë vendimarrësit e ardhshëm kemi nevojë për ndihmën tuaj”, tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!