Basha nuk mjaftohet me arrestimin e Lefter Kokës: Të kapet “peshku i madh”

schedule13:55 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 13:55 - 14 Dhjetor, 2021

Për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, arrestimi i Lefter Kokës ka faktuar denoncimet e Partisë Demokratike, megjithatë duket se nuk është i kënaqur pasi nga selia e PD-së ka thënë për mediat se Koka nuk është “peshku i madh”.

“Arrestimi i sotëm i Lefter Kokës është një tjetër provë që fakton denoncimet e PD. Ishte PD që në shkurt të 2018 nisi denoncimet dhe interpelancat parlamentare. Për 400 milion euro që u janë zhvatur shqiptarëve. Arrestimi i provon se akuzat tona kanë qenë reale” tha Basha.

Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se janë pikërisht ata përgjegjës për aferat korruptive me incineratorët.

“Nuk ka shqiptarë ta besoj që ky është peshku i madh. E dinë të gjithë që 17 vendime qeverie nuk i nxirrte dot një ministër. Emrat e vërtetë që janë pas 400 milion eurove janë ato të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Klodian Mërtirit, Arbern Ahmetaj, Erion Veliajt. Përsa nuk ka veprim të plotë nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë korruptive. Sot nuk është ditë triumfi për drejtësinë. Por është fillim procesi por duhet të japë përgjigje se çfarë bëhet me kokat e kësaj afere. Parat e kujt po pastronte ministri i Ramës? Kjo dëshmon misionin e Komisionit Hetimor për Incineratorët. Ne po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve.” tha Basha.

Në fund Basha ka theksuar se PD do të vazhdojë me misionin e saj për të zbardhur të plotë aferën e incineratorëve.

“Do vazhdojmë misionin tonë për zbardhjen e kësaj afere. Kjo nuk ka sjellë asgjë më të mirë por ka sjellë ndotje më të mëdha.” tha Basha.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!