Juristja Brizida Gjikondi thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk frymëzon dhe se e sheh të vetmuar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Bashën nuk e sheh si rival të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e komplekson atë.
Sipas Gjikondit, edhe Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri, i ftuar gjithashtu në emision, nuk ia ka besën Bashën.
“Mendoj që Basha nuk frymëzon, është një gjellë e vjetër që ringrohet dhe ringrohet. E penalizon shumë edhe largimi i Berishës. Pjesa e madhe e militantëve të Partisë Demokratike, ndoshta nuk duan edhe Berishën, por në psikozën që ka shqiptari, nuk do edhe atë që futi këtë lloj gjëje, Bashën, për dëbimin në 2021. Është edhe një faktor shumë i rëndësishëm. Basha nuk ka më pushtet. Grumbullimet politike janë grumbullime interesash pushteti. Basha nuk ka më asnjë pushtet. Nuk e krahasojmë dot Bashën me Ramën.
Nuk e shikoj si rival, është gjithmonë i kompleksuar nga Rama, kështu e kam parë. Nuk është Rama i kompeksuar nga Basha. Unë e shoh vetëm të vetmuar, pa shtabin e vet të ngushtë. Edhe vetë Kulluri jam e bindur, nuk ia ka besën thellë-thellë”, theksoi ajo./abcnews.al