Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha njofton nismën tjetër të PD: Çojmë në Kuvend nene kundër oligarkisë në ligjin anti-mafia

schedule11:40 - 6 Nëntor, 2021

schedule 11:40 - 6 Nëntor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se javën e ardhshme do të përparojnë me një tjetër draft-ligj, duke njoftuar nismën e re të demokratëve.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Basha tha se në ligjin anti-mafia do të përfshijnë nene kundër oligarkisë.

“Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve. Javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë.,” tha Basha.



Lexo edhe: Zgjedhjet në FRPD, Basha: Mandati i kryetarit ka skaduar prej dy vitesh

Kryedemokrati komentoi gjithashtu edhe procesin zgjedhor në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. “Sajesë e fabrikuar  për interesa personale”, i cilësoi ai akuzat e hedhur ndaj tij, se vendimi për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike erdhi pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.

Kujtojmë se shpallja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka agravuar edhe më shumë situatën në selinë blu. Kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi doli kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar atë si nul. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!