Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit Anti-KÇK. Kryedemokrati në reagimin e tij thekson se edhe pas 7 vitesh dështim është e qartë që Rama dhe qeveria e tij nuk mund ta luftojnë krimin pasi janë vetë të përfshirë.
“Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!”, shkruan Basha në Twitter.
Ndërkohë në lidhje me miratimin e ligjit Anti- KÇK ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së dhe delegacioni i Bashkimit Evropian të cilët kanë theksuar se do të jenë në mbështetje të këtij ligji dhe do e ndjekin nga afër ecurinë e tij./abcnews.al