Basha nis nga Elbasani rrugëtimin për Shqipërinë: Qeveria dështoi me rininë, i vrau shpresat

schedule17:32 - 4 Nëntor, 2019

schedule 17:32 - 4 Nëntor, 2019

Opozita nisi pasditen e sotme nga Elbasani rrugëtimin për Shqipërinë, i cili këtë javë i dedikohet tërësisht rinisë. Në fjalën e tij në nisje të takimit, kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se ka dështuar me rininë. Sipas tij rinia është ajo që është neglizhuar më shumë dhe i është vrarë shpresa, saqë ka marrë rrugët e emigracionit.

“Rinia është ajo që ia kanë hequr vështrimin, është më e neglizhuar dhe dështimi me rininë është i kësaj qeverie e këtij kryyeministri, me kushtet e jetesës më të dobëta, me vështirësimin e kushteve për arsimim, me gjendjen jashtëzakonisht të dobët të financave familjare e të rinisë.

Dështimi nr. 1 i qeverisë është dështimi me rininë. Por kjo nuk vjen prej jush e cilësisë së rinisë shqiptare. Sa herë rinsië shqiptare i jepen mundësi ajo shkëlqen më mirë  se masatarja evropiane dhe kjo përbën shtysë për emigracionin se kjo qeveri ka vrarë shpresat dhe ka detyruar rininë t’i drejtohen një shtegu për t’u punësuar e mësuar në emigracion. Nuk ka pse të jëtë kështu”.

Kryedemokrati Basha u zotua se do t’i rikthejë shpresën rinisë përmes klimës së biznesit dhe investimeve të huaja.

“E vetmja gjë që mungon është klima e biznesit, një qeveri që ka vizion të mbështesë investimet e huaja të cilat janë gati të korrin avantazhet e një rinie të talentuar, por e pamunduar në kushtet e sotme.

Sot kam ardhur kryesish t’ju dëgjoj, jo vetëm shpresat, idetë, sugjerimet propozimet, shqetësimet, sfidat e vështirësitëe tuaja. Zotimi im, i PD dhe personal është të rikthejmë shpresën në vendin tonë, t’u japim mundësinë për punësim përmes klimës së biznesit e investimet e huaja duke sjellë punësim me paga dinjitoze dhe duke bërë të mundur ta ndryshojmë këtë vend, që ta bëjmë të tillë që ju të ndërtoni jetën tuaj, të punësoheni e të krijoni familjet tuaja”. /abcnews.al