Basha ngre shqetësimin për situatën Covid: Shifrat s’janë reale, të rriten testimet

schedule12:21 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:21 - 27 Tetor, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu ka ngritur shqetësimin për situatën e pandemisë në vend.

Basha theksoi se ekipet e shëndetësisë së PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi.

Kryedmeokrati theksoi po ashtu se ekspertë shqiptarë që ndjekin jashtë kurbën e infeksionit në Shqipëri kanë ngritur alarmin. Duke iu referuar ekspertëve Basha tha se numri i infeksioneve në vend është shumë herë më i lartë se ai që raportohet, madje shkon deri në 2500 në ditë.

“Ekipi i shëndetësisë ka marrë një sërë denoncimesh të ardhura nga qytetarë që raportojnë simptoma të infektimit dhe nuk ju bëhet tamponi prej ditësh. Ka arritur në shifra disa herë më të larta. Vetëm ditë e djeshme mjekë, specialistë, infetkologë të vendit dhe ekspertë shqiptarë që po ndjekin kurbën infeksionit nga jashtë kanë ngritur alarmin se numri i infeksioneve në Shqipëri është shumë më i larë. Bëhet fjalë për të paktën 2500 infeksione në ditë. Ekipi ynë po  e ndjek situatën me shqetësim të madh. Sot nuk kemi jetët dhe të dhenta e nevojshme për numrin e të infekturve realë. Për fat të keq numri i fataliteteve është shumë më i larë se ai që raportohet. Edhe transparenca për Covid është kthyer në funksion të propagandës. Por kjo nuk e fsheh përhapjen e virusit

Vetëm në spitalin Matit dje raportet mbyllja e disa pavioneve për shkak të infektimit të mjekëve. Qinfra pacietë nuk do të arrijnë të marrin shërbimin. Situatë e ngjashme raportohet në spitale të tjera rajonale. Në të gjitha spitalet kryesore të Tiranës infektimi dhe karantinimi i mjekëve është kthyer në problem panik. Ky është problemi më i madh me të cilin ballafaqohen shqiptarët”, tha Basha, ndërsa bëri edhe njëherë thirrje që të rritet numri i testimeve.

“Menjëherë të hiqet dorë nga loja me jetët e shqiptarëve. Hapi i parë i menjëhershëm duhet të jetë rritja e numrit të testimeve”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!