Basha në Vorë: Në 25 Prill keni vetëm dy rrugë, do të jem kryeministër i të gjithëve

schedule18:37 - 18 Prill, 2021

schedule 18:37 - 18 Prill, 2021

Pas kthimit nga veriu i vendit, Lulzim Basha është ndalur në Vorë, ku është pritur nga demokratët, të cilëve u ka kërkuar që të votojnë ndryshimin në datë 25 Prill, që është numri 9 në fletën e votimit.

Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton. Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Në 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar, sepse është në dorën tuaj dhe tonë” tha ai.

 

Lulzim Basha premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve nëse fiton. “Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni numrin 9, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve” tha Basha. / db/ Abcnews.al