Basha në Selenicë: Edhe 3 ditë na ndajnë nga fitorja, Rama largohet me votë

schedule22:51 - 21 Prill, 2021

schedule 22:51 - 21 Prill, 2021

Selenica ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Denokratike Lulzim Basha këtë mbrëmje.

Para qindra mbështetësve Basha tha se edhe tre ditë kanë mbetur nga fitorja. Kryedemokrati tha se këto tetë vite Selenica është lënë në harresë, ndërsa premtoi se brenda dy viteve të para do të përfundojnë rrugën që do të nxjerrë nga izolimi të gjithë zonën.

“Mirë se ju gjej! Për mua është emocion i papërmbajtshëm të ndodhem këtu në mesin tuaj të shoh në  këtë orë të mbrëmjes dritën e shpresës dhe besimit. E madhe ka qenë barra në këto tetë vite në familjet tuaja nga një njeri që erdhi premtoi, gënjeu dhe tani vjen përsëri pa pikë turpi dhe ju kërkon votën. Tetë vite nuk e mbaroi rrugën e premtuar. Tetë vite mashtrime, tetë vite abuzime, marrin fund për tre ditë. Korrupsioni largohet me vote. Edi Rama largohet me votë duke u bërë të gjithë bashkë ditën e diel. Kjo nuk mund të jetë alibi. Kjo është shtëpia juaj, kjo është Selenica juaj. Ne jemi njerëzit e Rrugës së Kombit ua jap fjalën ne do ta bëjmë rrugën realitet brenda dy viteve të para. Selenica nuk do të jetë më e izoluar. Këtë rrugë që zgjati pesë herë më shumë sec duhej, më 25 prill Selenica ndahet nga tetë vitet e vështira,” tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!