Basha në Novoselë: Është koha ta bëjmë natën ditë, t’i japim fund të keqes

schedule10:01 - 17 Mars, 2021

schedule 10:01 - 17 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë. Gjatë takimeve me banorët, Basha vizitoi edhe një fabrikë vaji në Novoselë.

Ndër të tjera kreu i demokratëve premtoi se do të ketë mbështetje jo vetëm me kredi të buta, por edhe grante për industrinë agropërpunuese.

Lexo edhe: Basha në Novoselë, banori: Çdo natë ju shikojmë kush zihet dhe si flisni, duam mbështetje

“Do të kemi lehtësira dhe mbështetje jo vetëm me kredi të lehta por edhe me grante për të mbëhstetur industrinë agropërpunuese. Duhet rrjeti agro përpunues që të mbështete njësoj si fermeri. Një në dy shqiptarë jeton në zonat rurale dhe i braktisur. Kësaj do ti japim fund.

Tani është koha ta bëjmë natën ditë. Asnjë fermer pa shpjeguar që 25 prilli është për ta, nuk është as për Ramën dhe Bashën. Tetë vjet u provua”, tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!