Basha në krye, por kush janë demokratët e votuar më shumë së Sali Berisha në Tiranë

schedule13:02 - 29 Prill, 2021

schedule 13:02 - 29 Prill, 2021

Numërimi i votave preferenciale  është drejt fundit në kryeqytet duke nxjerrë në një farë mënyrë edhe mbështetjen që kanë kandidatët në elektorat. Siç duket nga të dhënat e KQZ-së, Lulzim Basha rezulton të jetë demokrati më i votuar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Deri më tani, kur janë numëruar 947 kuti nga 1243, Basha ka 12 713 vota.

Ndërkohë, pas tij në kryeqytet vijnë një numër i madh kadidatësh që kanë vota personale më tepër edhe se lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Ky i fundit ka 5 444 vota, ndërsa sipër tij renditen Agron Shehaj me 10 532 vota; Belind Këlliçi me 7 961 vota; Grida Duma me 6 871 vota; Flamur Noka me 6 087 vota dhe Shpëtim Idrizi me 5 871 vota.

Nga demokratët në Tiranë e kanë thyer herësin vetëm Lulzim Basha dhe Agron Shehaj. Megjithatë, kjo nuk do të ndryshojë gjë në listë pasi të dy ata janë në pjesën fituese të saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!