Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të enjte në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit ka qenë në Divjakë ku është takuar me banorë të zonës.
Basha në fjalën e tij ka shprehur entuziazmin e tij në lidhje me ndryshimin që do të ndodhë me 25 prill.
Kryedemokrati ka bërë thirrje që të gjithë të dinë të mbajnë përgjegjësinë e vetme që u takon qytetarëve në këtë fazë që është ajo e votës.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij ecin me vepra dhe jo me premtime boshe, duke theksuar se siç e futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat ashtu do e fusë dhe në BE.
“Plane tona janë shumë konkrete puna për to ka nisur që 2 vite më parë, ka dhe të tjerë që punohet prej 5 vitesh. Unë kam detyrën e rrëfimit dhe drejtimit drejt një ekonomie për zgjimin e fermerit shqiptar dhe ecjen drejt BE. Unë kam pas privilegjin që të punoja si ministër i Brendshëm dhe i Jashtëm për të hequr vizat, unë dhe ekipi im e kemi programin dhe vizionin për ta çuar përpara vendin.
Ne kemi përgjegjësinë për ta drejtuar Shqipërinë në atë rrugë, ju keni përgjegjësinë që me votë me 25 prill të ndryshojmë Shqipërinë. Përgjegjësia juaj është vota, nuk e them këtë për votën personale por ashtu si sot që e pash Divjakën më plot se kurrë dhe me 25 prill Divjaka të jetë plot me vota për ndryshim.
Ne do jua shpërblejmë me punë dhe vepra konkrete, ne flasim me Vepra siç hoqëm vizat dhe u futëm në NATO do e fusim Shqipërinë në BE”, ka thënë Basha./abcnews.al