“Basha mu ul në gjunjë me lot në sy”, Gjata: Tipike shqiptare, s’jam dakort me Metën

schedule21:39 - 22 Nëntor, 2021

schedule 21:39 - 22 Nëntor, 2021

Për herë të parë presidenti Ilir Meta ka sulmuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke zbardhur sipas tij prapaskenat që çuan në anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Meta tha se ishte në Gjermani kur Basha i shkoi atje për t’i kërkuar anulimin e zgjedhjeve pasi situata po dilte nga kontrolli pas protestave të dhunshme.

Me këtë deklaratë juristi Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “Log.” në ABC u shpreh nuk bie dakort duke thënë se është e tepruar.

Këtu u fol që nga trekëndëshi i bermudës deri në Gjermani. S’jam dakort me këto,’ se ishte në Gjermani më foli në gjunjë me lot në sy’. Këto janë tipike shqiptare, s’jam dakort me Metën. Po e filloj me Bashën që hapi një font me Berishën dhe me eksponentë të ndryshëm. Hapi një betejë tjetër me zotin Meta tani ka një betejë të madhe me Berishën”.

Gjata nuk bashkohet me Metën as kur ai thotë se djegia e mandateve ishte gabim.

“Sa i takon Metës një gjë s’jam dakort sa i përket djegies së mandateve. Gabimi nuk ishte te djegia e mandateve si aksion politik por si shkoi veprimit deri në fund. Rrëzimi i regjimit të Edi Ramës. Këto me gjunjë me lot s’i shkojnë presidentit, duhen lënë. Unë e gjykoj ndryshe djegien e mandateve, secili ka mendimin e vetë”, tha ai.

Meta tha se edhe Bashës në Gjermani i kishin thënë të mos digjte mandatet dhe të ç’tensiononte situatën. Për këto deklarata të forta ka ardhur një reagim nga PD. Kjo e fundit shkruajti se Meta po tenton të përçajë partinë më të madhe opozitare. Më tej në deklaratë shtohej se demokratët e njohin presidentin dhe ia dinë bëmat dhe gjëmat. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!