Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit dhe diplomatit Valter Gjoni.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan Valteri ishte qytetar model i Tiranës, i cili i shërbeu me përkushtimin çdo ditë të jetës së tij.
“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë”, shkruan Basha.
Valer Gjoni ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pasi humbi betejën me Covid-19. g.v/abcnews.al