Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe publicistes, Vera Isaku.
Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetin social shkruan se Isaku do të kujtohet për kontributin e saj të paçmueshëm në publicistikë dhe letërsi.
Basha thote se, Isaku si gazetarja e parë e RD dhe shtypit të lirë të viteve ‘90 ka fituar një vend të posaçëm në historinë e re të Shqipërisë.
“Vera Isaku do të kujtohet përherë për kontributin e saj të paçmueshëm në publicistikë dhe letërsi. Zonja e shquar e letrave shqip, me angazhimin e saj si gazetarja e parë e RD dhe shtypit të lirë të viteve ‘90 ka fituar një vend të posaçëm në historinë e re të Shqipërisë. Ngushëllimet e mia në këtë ditë të hidhur shkojnë për bashkëshortin Agimin, familjen, miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e saj. U prehtë në paqe”, shkruan Basha./abcnews.al