Basha me tone të ashpra: Sistemi i shëndetësisë në kolaps, mjekët të mos heshtin

schedule12:42 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:42 - 13 Tetor, 2020

Në një konferencë për shtyp nga selia blu kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për situatën e pandemisë në vend.

Kryedemokrati iu referua një artikulli të Zërit të Amerikës, ku thotë se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë.

Nisur nga kjo, Basha me tone të ashpra i bëri thirrje kryeministrit Rama që të marrë përgjegjësisë, ndërsa u kërkoi edhe mjekëve që të mos heshtin. Sipas kreut të demokratëve sistemi i shëndetësisë është në kolaps.

“Një lajm nga Zëri i Amërikës tregon peripecitimin e situatës së pandemisë. Koha e kaluar nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria dhe kryeministri të nxirrnin mësimet e duhura. Sot, nga burime të brendshme të dy spiataleve kapacitete e tyre për të trajtuar të infektuar janë të shteruar. Që do të thotë se numri total i të infektarëve është i barabartë me kapacitet që këto spitale kanë për të trajtuar. Çfarë po bëhet me Covid 3? Nuk ka Covid 3 , ka vetëm propagandë. Ajo që kemi paralajmëruar para dy javësh, sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit po ndodh. Është realitet, jo më paralajmërim.

I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë është Edi Rama. E keni parë që i është rikthyer ritualit të dërdëllitjeve, por sa i përket Covid ka vetëm një fjalë vini maskën. Maskë që një në tre shqiptarë nuk ka lekë ta paguajë. Ky thotë vini maskën ose ju vura gjobën. Ka njoftuar paketën e tretë, ndërkohë që nuk ka paketë të tretë. Na ka rënë goja këto gjashtë muaj që të merre masa për testime masive. Dhe sot është Zëri i Amerikës që thotë se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë. Kjo është për ndjekje penale. Por do ketë kohë për këtë. Të lërë gërrvërret si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier dhe të marrë masa për sistemin shëndetësor.

Kjo është përgjegjësi e Edi Ramës dhe e kukullave të tij, që kur vjen puna për tendera sekretë janë të parët për të vjedhur.

Të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë urgjentisht nisjen e protokollit të parë para se të rritet numri i të vdekurve. Duhet të përfshihet mjeku i familjes. Mjekët të mos heshtin përndryshe janë përgjegjës”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al