Lulzim Basha pasditen e sotme zhvilloi një takim me një grup të rinjsh në Durrës, ku u kërkoi që të bëhen pjesë e ndryshimit në 25 prill për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Lideri i PD-së tha se mos prisni që të ketë ndryshim edhe për një mandat tjetër në drejtimin e PS-së, por të votojnë PD-në.
“Kush do të përfitojë më shumë nga ky ndryshim sesa vetë ju, të rinjtë. Në planet tona, gjithçka që ka të bëjë me sfidat, dilemat zënë një vend kryesor për t’i adresuar, plotësisht të financueshme dhe koordinuara edhe me Europën, partnerët tanë, për arsimin dhe punësimin me paga të larta, në rastin tuaj me Durrësin e mrekullueshëm, që do ta vendosim në dispozicion jo thjesht të rimëkëmbjes nga tërmeti, por kthimin në një perlë të Mesdheut.
Vendimi në 25 prill nuk ka të bëjë me Edi Ramën apo Lulzim Bashën, por nëse do të arrini të keni paga dinjitoze, për të ushtruar talentin tuaj dhe shijuar jetën në vendin tuaj apo jo të merrni para borxh për t’u paketuar si sardele për të shkuar me kamionë në Angli” tha ai./ db/ Abcnews.al