Basha me prodhuesit shqiptarë: I qëndrojmë angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%

schedule09:45 - 13 Shkurt, 2021

schedule 09:45 - 13 Shkurt, 2021

Kryetari i PD, Lulzim Basha këtë të shtunë në vijim të prezantimit të programit të tij politik, është takuar me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Në këtë takim kandidati për kryeministër i Opozitës së Bashkuar, shpalosi detajet e programit, në veçanti atij ekonomik dhe efektet që do të ketë ai për biznesin në përgjithësi e për prodhuesit shqiptar në veçanti.

Deklarata e plotë e PD-së:

Përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë shprehen vlerësimet e tyre për programin si dhe shpalosen propozimet e tyre veçananti nevojën për bashkëpunim me qeverinë e ardhëshme.

Sipërmarrës: Unë mund të them që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar që në fillim, që në krye të herës, qëkur u krijua pati një reflektim të brendshëm se për çfarë neve do qëndrojmë fort dhe për çfarë ne qëndrojmë fort dhe vazhdojmë të qëndrojmë fort është rritja e konkurueshmërisë. Ne fillojmë fillimisht, janë 6 komponentë. E fillojmë fillimisht me dialogun publik privat. Është një dialog i munguar gjatë gjithë këtyre viteve, nga e gjithë politika dhe konsolidimi i këtij dialogu do ishte një nga hapat kryesorë dhe të parë që duhet të bëjë jo vetëm ekzekutivi, por edhe e gjithë politika, por edhe opozita përfshirë.
Komponenti i dytë për të cilin neve mendojmë që e rrit konkurueshmërinë ose e konsolidon rritjen ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit dhe sigurinë ligjore.
Shpesh kemi momente kur ne shohim që kalon në legjislacion i pa konsultuar por dhe i pa harmonizuar dhe padyshim që e cenon sigurinë ligjore të biznesit sidomos atij prodhues vendas.
Së treti, një nga që ju e përmendët por, e kemi pasur qenë krye të herës ka të bëjë me lehtësimin procedurial. Ju shpesh artikuloni taksat por nga njëherë duhet të kuptoni që biznesi sidomos prodhues paguan më shumë tarifa dhe burokraci dhe energji sesa taksa. Së katërti, është shumë e rëndësishme që neve të ndalemi dhe tek lehtësirat fiskale por të ndalemi në mënyrë të zgjuar tek lehtësirat fiskale. Të artikulosh vetëm ulje të disa taksave por nga ana tjetër mund të kemi disa ndërhyrje të tjera që besoj kolegët do ti përmendin, janë më shumë favorizuese sidomos për industritë tonë. Së pesti, ne duam fort që të luajmë për rritjen e eksporteve. Pandemia na tregoi që mekanizmi që ne kemi sot në Shqipëri është shumë vulnerabël për sa i përket nxitjes së eksporteve dhe kjo na kthen në një situatë jo fort të mirë dhe për këtë arsye rritja e eksporteve do ishte me shumë vend. Dhe si komponent i gjashtë ne mendojmë që padyshim që duhet të kemi një marrëdhënie edhe me integrimin europian edhe me disa elemente të tjerë qoftë inovacioni e me radhë të cilat ndikojnë fort dhe shumë tek industria prodhuese.Sipërmarrës: Lidhur me programin, për pjesën ekonomike të tij ne e gjykojmë shumë pozitive. Jemi të bindur që politika e taksave të ulëta gjeneron rritje ekonomike, punësim dhe benefite të tjera. Së pari njëherë, po ta them me fjalë të thjeshta shteti të na lërë të punojmë, e përkthyer në gjuhë programi një reformë derregullimi e plotë, të mos ketë pengesa të panevojshme. Dakord, të na ndihmojë shteti aq sa mundet por në radhë të parë të na lejojë të punojmë, të mos pengohemi. Unë do të isha që për sektorin prodhues zero taksë pasurie, të thuhet faleminderit që investove në makineri, sakrifikove sepse janë sektorët e tjerë unë i di, shërbimet e tjera, por risqet që merr sektori i prodhimit në investime janë shumë më të mëdha sepse investimet kapitale janë të mëdha. Atëherë pse duhet që në fillimet të përballohemi me taksa pasurie?

Lulzim Basha: Për të gjitha këto plani ka angazhime konkrete. Sepse asnjë nga problemet që i ngritët tani nuk është se po i ngrini për herë të parë. Dhe siç e thatë ne me të vërtetë kemi bërë një bilanc të ekonomisë në kuptimin e të ardhurave dhe të shpenzimeve, por e kemi bërë në kuadrin e një rritje ekonomike që do të sjellin këto politika dhe në bazën e këtij projeksioni kemi sjellë zgjidhje realiste për këto probleme, jo premtime boshe. Parimi kryesor i këtij plani është që këto janë angazhime të zbatueshme. Dhe se sa të zbatueshme janë të futet në detaje zonja Tabaku për disa prej çështjeve që preken të tre dhe pastaj vazhdojmë diskutimin dhe me çështje të tjera.

Jorida Tabaku: Edhe unë shkurtimisht, takimin që e bëmë me ju ne e kemi bërë me 60 grupe interesi. U përmend këtu që ne duam që shteti të na lerë të qetë të punojmë. Ne kemi një reformë të plotë derregulluese me parimin bazë biznesi në qendër jo shteti, roli i vogël i shtetit dhe kjo merr parasysh mbi lehtësimin e 100 procedurave të cilat do të bëjnë të mundur që në derën tënde që kur merr lejen e kapanonit dhe deri kur e nxjerr produktin të kesh lehtësinë maksimale dhe të mos kesh asnjë zyrtar shteti që vjen dhe të pengon. U përmend dialogu me biznesin, 3 instrumenta kemi ndërmend që të ngremë. E para, kodi tatimor që përfshin të gjithë legjislacionin fiskal. 60-të ndryshime fiskale dhe 170-të urdhra ministrash ka pasur në 8 vite. Do të heqim diskrecionin që i ka dhënë qeveria ministrave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!