Basha me një parti të re?/ Zekthi: Mund të ofrojë një lëvizje, ide politike. Duhet të jetë e djathtë dhe pro SPAK-ut

schedule17:48 - 21 Qershor, 2024

schedule 17:48 - 21 Qershor, 2024

Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë për “News Line” në ABC News, foli për mundësinë e krijimit të një partie, lëvizjeje të re nga Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Basha mund të ofrojë një lëvizje, ide, parti të re politike, që duhet të jetë pro amerikane dhe pro SPAK-ut.

Në lidhje me tezën për bashkim, Zekthi tha se duhet një afrim drejt të mirës dhe së drejtës.

Basha mund të ofrojë një lëvizje, parti, ide politike. Shkurt muhabeti, Basha duhet të mundësojë lëvizjen e një lëvizje të djathtë që është pro SPAK. PD është një parti me luftë me ndërkombëtarët. Janë kthyer në një grupim që kanë artikulim anti-amerikan. Unë kam mbrojtur idenë që Shqipëria duhet të jetë në sinkron me ndërkombëtarët. Sot ata dalin kundër qëllimeve të SHBA, dhe thonë që s’kanë asnjë vlerë. Thonë që janë pro ndërkombëtarëve dhe por Berishës. Quajnë të korruptuar vendimet që janë për PD-në. Është në nderin dhe nevojën dramatike të shqiptarëve pro ndëshkimit të korrupsionit 33- vjeçar. Politikanët që kanë 30 vite, nuk mund të rrinë pa u ndëshkuar, ne duhet të jemi në këtë anë. Teza bashkohemi të mundim Ramën është budallallëk me brirë. S’mund të jetë qëllim në vetvete pushteti.

Unë mendoj se një gjë është e qartë, sa kohë PD do jetë në luftën kundër SPAK nuk do bëjë kurrë hajër. Këtu vë re që ka një frymë të vjetër komuniste. Këto janë instrumente, jo qëllime ne vetvete. E djathta ka vetëm nderin dhe moralin për t’i shërbyer vendit. E majta është më ndryshe, e ka qëllim në vetvete pushtetin. Partia duhet të thotë të vërteten dhe e vërteta nuk është se kush është kundërshtari, por kush je ti? Çdo lloj mbyllje syri është e tmerrshme. Nëse një politikan, sot të keqen e bën të mirë dhe nesër të mirën e bën të keqe, nuk është politikan.

Ky është një sistem pervers që po zbraz Shqipërinë. Mjafton të shohësh maturën shtetërore. PD të mbyllë sytë dhe të thotë ‘mjafton të bashkohemi’, kjo është antikombëtare. Një parti duhet6 të dalë mbi qëllimin e vetë. Çdo të thotë të bashkohesh? Të bësh marrëveshje. Thelbi i thelbeve është të shohësh veten dhe të shmangësh izolimin ndërkombëtar dhe e dyta, të jetë pro ndëshkimit të politikanëve. Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka sovranitet vendesh.”, tha Zekthi.

 /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!