Thonë se do të ulin qepenin e do të ikin ditën e parë që do të miratohet skema e re TVSH-së që parashikon të përfshijë edhe biznesin e vogë.Janë këto deklaratat e qytetarëve në filimet që ka shpërndarë në media zyra e shtypit e Partisë Demokratike.
Por sipas kret të demokratëve ka edhe një rrugë tjetër.
“Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votu dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen”
Tregëtarët paralajmërojnë se do të rrisin cmimet pas hyrjes në fuqi të kësaj skeme. Sipas njoftimit për shtyp të Partisë Demokratike Me futjen e biznesit të vogël në skemën e pagesës së TVSH nuk janë dakord as ato biznese që paguajnë këtë taksë tani. Kryetari i Partisë Demokratike i shpjegon Gertit, një i vetëpunësuar, projektin e tij.
“Ne duam që biznesi nën 12 milionë lek të reja për vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t’i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t’i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo?”
Në filmimet e shpërndara nga zyra e shtypit e demokratëve, përfaësuesit e biznesit të vogël të kavajës shprehen kundër përfshirjen në skemën e tvsh-së pasi sipas tyre të dëmyuarit janë ata por akoma më shumë konsumatorët.
Basha me biznesin e vogël të Kavajës
schedule11:13 - 18 Tetor, 2017
schedule 11:13 - 18 Tetor, 2017