Basha me biznese dhe qytetarë në Kombinat: Nuk premtoj mrekulli, por qeveri normale

schedule09:52 - 4 Mars, 2021

schedule 09:52 - 4 Mars, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët e Kombinatit në Tiranë është shprehur se qeveria e re do të ketë një plan të mirë hartuar për të gjithë.

Qytetarët i kërkojnë Bashës që shtëpitë dhe banesat e tyre të ndërtohen në truallin e tyre. Ndërkohë kreu i opozitës ka deklaruar dhe i ka siguruar qytetarët se pronat e tyre do i marrin aty ku i kanë pasur.

Gjithashtu ai ka akuzuar qeverinë, duke thënë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

Rama riktheu në kabinet një hajdut me çizme dhe e bëri ministër rindërtimi. Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Shqiptarët punojnë për një grup njerëzish. Përtej koalicionit jemi bashkuar gjithë shqiptarët.  Më 25 prill ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Çoi 300 mijë e kusurë shqiptarë në azil. E dini 8 vite me rradhë sa keq ka qenë Shqipëria. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, tha Basha.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!