Të tjera lëvizje në Partinë Demokratike. Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka thirru sërish mbledhjen e Këshillit Kombëtar, vetëm pak ditë pas mbledhjes së fundit, ku u shkarkuan 9 anëtarë të kryesisë dhe sekretarë, mes tyre dhe Edi Paloka.
Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj, raporton se në mbledhje pritet edhe zëvendësimi i anëtarëve të shkarkuar si dhe emërimi i kryetarit të Kryesisë së Kuvendit të PD-së.
Të shkarkuarit:
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarë të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia
Më herët Këshilli Kombëtar i PD-së, ka miratuar rezolutën e cila u propozua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku mes të tjerash dënon Kuvendin e Berishës, për të cilën thuhet se është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike. Sipas rezolutës së miratuar Kuvendi i Berishës është një lëvizje anti-amerikane.
/abcnews.al/