Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim me krerët e partive opozitare, aleat të tij në aksionin e nisur prej muajit shkurt, për një qeveri teknike që do të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Takimi vjen dy ditë përpara protestës së rradhës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, ajo e 25 majit.
Përpos takimeve në bazë të zhvilluara si nga kreu i demokratëve ashtu edhe nga grupimi i qendrës së djathtë apo aleatët e tjerë të koalicionit opozitar, ky është takimi i parë përgjatë kësaj jave përgatitore për protestën e gjashtë kombëtare që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00. Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë, aleatët u larguan me thirrjen për një protestë të qëndrueshme dhe paqësore. /ABC news Albania 24/7