Ndërkohë që Këshilli Politk mblidhet sot sërish, reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën të ditur për abcnews.al se takimi do të mbahet në orën 15:00, në selinë blu.
Ndërkohë aleatët i kanë kërkuar PD që në mbledhjen e Këshillit Politik edhe opozita të paraqitet me një draft të saj, pra të mos këmbëngulë vetëm ë kërkesën për OSBE-ODIHR. Kjo mbledhje do të jetë konsultuese dhe ndoshta mund të ketë një vendimarrje për një draft të mundshëm.
Ky takim i kryedemokratit Basha me aleatët e vegjël vjen në një kohë ku Këshilli Politik është në ngërç. Palët, opozita dhe mazhoranca janë përplasur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që ka të bëjë me hapjen e listave.
LEXO EDHE: Këshilli Politik, opozita kërkesë OSBE/ODIHR për 5 çështje
Opozita kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%, ndërsa PS nga ana tjetër ka sjellë në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve dhe prag zgjedhor 3%. g.v/abcnews.al