VIDEO/ Basha: Lufta kundër korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është  jetike për Shqipërinë

schedule13:18 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 13:18 - 15 Dhjetor, 2021

Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi janë jetike për Shqipërinë.

Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve me katër mesazhe të qarta të cilat në fakt i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve nisur nga afera të ndryshme korruptive. Mesazhi i parë, është q ëpër PD lufta kundër korrupsionit njësoj si dekriminalizimi i politikës është jetike për Shqipërinë.

Problemi numër një i vendit është ai i ekonomisë, varfërisë. Problemi i mirëqënies është problemi i keqqeverisjes. Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Ja ku duket sot qartë që taksat që  kanë marrë nga shqiptarët i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Një skemë e ndërtuar nga persona me precedentë penalë, në bashkëpunim me oligarkinë dhe pasi kanë vjedhur ashiqare me këto para kanë paguar edhe për të heshtur dhe mbyllur gojë.

Mafia e inceneratorëve ka qenë prej muajsh një nga sponsorizuar për të hequr lajme. Edhe njëherë njësoj si është i rëndësishëm dekrimalizimi për këputjen e lidhjeve me politikën njësoj është edhe lufta kundër korrupsionit”, tha Basha.

Më tej Basha thekson se vettingu i politikanëve është mjeti për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin.

“Kur Amerika e vendos luftën kundër korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cënon interesin kombëtar, po ne këtu?? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë  pastrojnë para dhe grabisin fonde  publike???

Vetingu i politikanëve është në fakt vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin — shembull i përjekjeve tona serioze”, deklaroi kreu i demokratëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!