Basha kundër procedimit të banorëve të Unazës

schedule10:34 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 10:34 - 12 Dhjetor, 2018

Pas nisjes së procedimit penal të banorëve që protestojnë në Unazën e Re ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht”, shkruan Lulzim Basha në rrjetet sociale.

 “Për ata që ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtën të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta, ka filluar procedimi penal. Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve”, e përfundon reagimin e tij në rrjetet sociale shefi i opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!