Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar katër efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës 11 vitemë parë.
Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari u vranë nga Dritan Dajti në Durrës, gjatë operacionit për të arrestuar këtë të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.
Postimi i plotë nga Lulzim Basha:
Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.
Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.
Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve në luftën kundër krimit nuk do të shkojë dëm!