Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se në këto 8 vite qeverisje nuk ka mbajtur premtimet e bëra.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Instagram përmes fotove bën me dije se Rama ka dështuar 100 herë në tetë vjet qeverisje.
Kryedemokrati thekson se kryeministri aktual premtoi arsim të lartë falas, por se diçka e tillë nuk u bë kurrë realitet, duke deklaruar edhe vetë se “arsim të lartë falas për të gjithë nuk ka”.
“Rama kishte premtuar arsim të lartë falas. Ai vetë deklaroi më vonë se arsim të lartë falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka”, shprehet Basha.
Ndërkohë kryetari i opozitës nënvizon se kanë mbetur edhe 63 ditë deri më 25 prill, për të rrëzuar Ramën.e.su./abcnews.al