A do të takohet Merkel me Bashën?

schedule17:14 - 6 Shtator, 2021

schedule 17:14 - 6 Shtator, 2021

Në 14 shtator kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë, pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Tetë ditë përpara vizitës së Merkel, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka zhvilluar një takim me liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Shefi i diplomacisë gjermane në Tiranë e ka informuar sot Bashën për vizitën e nivelit të lartë, por ende nuk dihet nëse në axhendë do të përfshihet një takim i kancelares me liderin e PD-së.

Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post. Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!