Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është drejtuar kryetarëve të degëve në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, se kanë vetëm dy zgjidhje, ose të jenë një parti e pranueshme për Perëndimin ose të shpallen parti non grata.
Lexo edhe: Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Basha me kryetarët e degëve: Beteja me njëri-tjetrin i shërben Ramës
“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë “non grata”.
Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.
Lexo edhe: “Do bunkerizim dhe destabilizim të PD-së”, Basha mesazh për Berishën: Jo struktura paralele
Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”-theksoi Basha./ Abcnews.al


