Përpara demokratëve të Kamzës, Lulzim Basha tha me bindje se ka vetëm një Parti Demokratike. Në një takim me strukturat e PD, këtë të diel, Basha tha se në Kuvendin e 18 dhjetorit u mor vendimi për t’u ndarë nga hijet e së shkuarës. Kreu i demokratëve theksoi se kanë zgjedhur të ardhmen, aleancën me SHBA dhe BE.
“Këtu duhet të jemi të qartë. Këtu nuk ka vend për paqartësi. Kush është I paqartë për këtë ose s’bën për etikë ose i djeg miza nën kësulë.
Ka një PS, ka një LSI. Ka një dhe vetëm një PD. Dhe kjo PD ka marrë vendime të mëdha, me legjitimitet të plotë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit: Vendim për tu ndarë nga hijet e të shkuarës,
Vendim për të zgjedhur të ardhmen. Vendim që edhe para 30 vitesh ishte e pakëndueshme pa aleancën me SHBA dhe BE. Vendim për të dekomunistizuar një herë e përgjithmonë shoqërinë shqiptarë, duke nisur nga vetja jonë si detyrim madhor ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, si një detyrim madhor ndaj shoqërisë shqiptare.
20 Shkurti, dita simbol e rënies së shtatores së diktatorit është dita për ta rinovuar, ndonëse kanë kaluar 31 vjet e gjysma e të pranishmeve në këtë sallë ndoshta nuk kishin lindur atë ditë, por gjithë të tjerët që kemi qenë, unë 16 vjeç e kusur, e disa prej jush sa ç’jam unë sot, e kemi për detyrim jo thjesht ta rinovojmë si zotim por t’ja ngarkojmë grupit parlamentar të PD, detyrën që të paraqesë të gjitha masat parlamentare për demokunistizimin e plotë të shoqërisë shqiptare.
Lexo edhe: Inceneratorët, Basha thirrje Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut!
Duke përfshirë vetingun e politikanëve dhe funksionarëve në të gjitha aspektet, të pasurisë, të dekriminalizimit dhe të rolit të tyre gjatë diktaturës. Pra, miqtë e mi jemi në një agjendë të shumëfishtë, por çdo aspekt e kësaj agjendë e këtij programi etik ka të bëjë me fatet e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve, me fatet e komshinjve tuaj dhe familjarëve tuaj në Kamzë, Paskuqan, në Tiranë e kudo.
Thelbi i kësaj agjende ëtike është ky aksion i cili ka marrë një dimension të plotë e po shtrihet kudo, ti rikthejmë ëtikës fytyrën njerëzore, t’ia rikthejmë etikën qytetarëve dhe vetëm kështu mund të rikthejmë ligjin, barazinë para ligjit, fundin e pandëshkueshmërisë politikanëve të pandëshkuar. Vetëm kështu mund ti japim fund horrorit të një vendi që në vitin 2022 Kryeministri dhe një grusht ministrash vjedhin 1/10 e buxhetit të shtetit dhe bëjnë sikur nuk kanë bërë asgjë”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al