Nga një përplasje në tjetrën. Duket se demokratët kështu do e kenë fatin të zgjedhin kryetarin e tyre, që Kryesia vendosi mes përplasjesh, tensioni dhe presioni, t’i cojnë drejt kutive të votimit, më 29 korrik.
Ende pa u sheshur ngërçi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, një grup anëtarësh të Kryesisë së PD-së, vendosën që të ndërmarrin vendime për rioganizimin e degëve, në funksion të 29 korrikut.
Me një urgjencë 8 anëtarë kanë vendosur që të miratojnë një vendim, për vazhdimin e ushtrimit të detyrës për kryetarët në detyrë, të zgjedhur, dhe të vazhdimin e ushtirmit të detyrës, për ata kryetar në ato degë, ku ka pasur zëvëndësime, kur një pjesë u larguan tek Grupi i Berishës.
Në vendim, 8 anëtarët thonë se për shkak se urgjencës së zgjedhjes së kreut të ri dhe afateve të ngushta kohore, për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë, nuk është e nevojshme të mblidhet Kryesia dhe vendimi për krerët hyn në fuqi.
Sipas vendimit të Kryesisë, së mbledhur më 7 qershor, deri në datën 13 korrik, krerët e degëve duhet të kenë evidentuar numrin e anëtarësisë, me të drejtë vote.
Por që një proces të jetë serioz dhe sipas rregullave në fuqi, atë e organizon Sekretari i Përgjithshëm. Por vetë Gazment Bardhi, sic e deklaroi, nuk ishte vënë në dijeni.
“Nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Nuk jam në dijeni për çfarë ndodh.“, tha Bardhi.
Rikthimi i Lulzim Bashës po i fut në një ngërç të ri dhe përplasje të vazhdueshme demokratët, të ndarë tashmë në dy grupe, Kryesia që e mbështet dhe Bardhi me deputetët, që propozuan një tjetër rrugë drej zgjedhjes së kreut të ri. Ata që dikur ishin bashkëpunëtorë të tij të ngushtë kërkojnë që ky proces të kryhet sipas rregullave të qarta dhe transparente, që duket se nuk do të ndodh.
“Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor”, tha Bardhi.
Kryesia ndërkohë, është e vendosur të bëjë çdo hap para, pa e kthyer kokën për atë që po lë pas, një grup kundërshtarësh, kur vetë PD-ja prej gati 2 vitesh është e ndarë dhe e paksuar. Taulant
Zeneli, Sekretar i Koordinimit Elektoral në PD-së, njëherësh pjesë e Kryesisë, thotë çdo vendimarje do të zbatohet./abcnews.al