Kreu i Partisë Demokratike i spektaklit “Kosherja”, Lulzim Basha ka qenë të dielën e sotme në një dilemë të vërtetë. Ai nuk ka ditur se për çfarë problemi të flas në fjalimin e radhës dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e asistentes së tij, Lupitës.
Pas shumë propozimesh, Basha është ndalur te Kampionati Europian i futbollit dhe komentatorët, të cilët sipas tij duhen denoncuar për prishje qetësie.
Megjithatë i konsultuar me Lupitën, kreu i opozitës nuk ka rënë dakort lidhur me këtë çështje.
“Është bërë e tmerrshme Lupita kemi shpallur luftë gjithë andej, luftë me SHBA-në po, luftë me BE-në po, kjo nuk bëhet. Duhet ta ndryshojmë, duhet të gjejmë diçka tjetër.
E gjeta, shkruaj: ‘Denoncojmë me forcë të gjithë komentatorët sportivë të Kampionatit Europian, të cilët ulërasin me të madhe kur bëhet gol. Ata të nxitur nga qeveria, e bëjnë këtë veprim, sepse duan që të na shurdhojnë që neve të mos dëgjojmë më bëmat e kësaj qeverie’. Tre herë më kanë zgjuar sot, ulëret ai i drekës tre herë me të madhe “gol, gol, gol”, tha Basha. l.k/abcnews.al