Basha i dërgon letër Prokurorisë: Thirrja e panevojshme

schedule10:34 - 21 Mars, 2019

schedule 10:34 - 21 Mars, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një letër drejtuar institucionit të akuzës Kryetari Basha bën të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

Duke vënë në dukje se “me thirrjen e panevojshme, keq-informuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromentuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit”, kreu demokrat Basha i kërkon Prokurorisë së Tiranës të distancohet menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!