Basha i çon paralajmërimin e fundit Berishës

schedule17:59 - 17 Nëntor, 2021

schedule 17:59 - 17 Nëntor, 2021

Lulzim Basha i ka dërguar Sali Berishës dhe delegatëve të PD-së ultimatumin e fundit përpara sanksioneve.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme në selinë blu, kryedemokrati u tha kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe që të njoftojnë strukturat dhe delegatët që nëse do të thyejnë vendimin e Kryesisë, pra nëse do të marrin pjesë në atë që Sali Berisha e cilëson Kuvend në 11 Dhjetor do të ketë sanksione.

Lexo edhe: Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Basha me kryetarët e degëve: Beteja me njëri-tjetrin i shërben Ramës

Ai tha se i vetmi Kuvend i ligjshëm që do të mbajë PD-ja do të jetë ai që do të zhvillohet në datë 18 Dhjetor.

Por cfarë parashikojnë sanksionet?

Gazetari i “ABC”-së, Juxhin Mustafaraj raporton se neni 27 i statutit të PD përcakton sanksionet.

Ky është një paralajmërim i hapur që Lulzim Basha i ka bërë Sali Berishës për ta përjashtuar nga Partia Demokratike nëse ai dhe të tjerë do të mbajnë Kuvendin në 11 Dhjetor” tha gazetari i “ABC”-së.

Lideri i PD-së e cilëson miting dhe organizim të paligjshëm thirrjen e të ashtuquajturit Kuvend që ish-kryeministri Berisha ka bërë për në 11 Dhjetor.

Lexo edhe: “Do bunkerizim dhe destabilizim të PD-së”, Basha mesazh për Berishën: Jo struktura paralele

Për këtë arsye, kryedemokrati u kërkoi drejtuesve të degëve që të fillojnë përgatitjet për “Kuvendin e vërtetë dhe legjitim të PD-së” dhe të sqarojnë delegatët.

Një pjesë e kryetarëve të degëve kanë kërkuar gjetjen e një gjuhe kompromisi mes tij dhe Sali Berishës për të ulur tonet dhe për t’u bashkuar kundër qeverisë.

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në studion e “Radarit Informativ” në “ABC” kreu i grupit të PD-së Alfred Rushaj e hodhi poshtë skenarin e përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

/db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!