Basha i beson Salianjit denoncimet

schedule18:36 - 25 Shtator, 2021

schedule 18:36 - 25 Shtator, 2021

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e sotme pika e parë e rendit të ditës ka qenë intensifikimi i kontakteve me qytetarët, ngritja e cdo problematike që shqetëson komunitetet lokale dhe ndjekja e cdo abuzimi qeveritar në cdo sektor.

Për këtë grupi i PD-së ka vendosur të krijojë një strukturë funksionale për të koordinuar problematikat e qytetarëve dhe propozimet konkrete që do vijnë nga degët dhe deputetët demokratë.

Mbledhjen e denoncimeve dhe përcaktimin e prioriteteve e publikimeve të tyre në media Basha ka vendosur t’ja besojë nënkryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianji dhe sekretarin e grupit, Arbi Agalliu./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!