Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar 7 Marsin nëpërmjet një fotoje ku shihet me vajzën e tij Viktoria.
Basha gjithashtu ka bërë urimin e tij për mamanë e tij, mësuese dhe nëpërmjet vizatimit të së bijës ka përcjellë urimin për të gjithë mësuesit shqiptarë.
“Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut) Gëzuar 7 Marsin”, shkruan Basha në postimin e tij.
/abcnews.al/