Basha: FMN konfirmon kërkesën tonë, qeveria të japë ndihmë financiare për familjet shqiptare

schedule09:26 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 09:26 - 1 Dhjetor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar ditën e djeshme, në të cilin nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë. Basha thekson se raporti konfirmon atë që ato i kanë kërkuar qeverisë Rama që të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare

Kryedemokrati ndër të tjera në postimin e tij shkruan se qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria  meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.

LEXO EDHE:FMN: Nëse nuk frenon shpenzimet, qeveria mund të mbesë pa para

“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shkruan Basha./abcnews.al