Basha falenderon Wadephul: Mirëpres mbështetjen e Bundestag për garancitë në zgjedhje!

schedule19:48 - 8 Qershor, 2020

schedule 19:48 - 8 Qershor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur reagimin e nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephur për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës duke inkurajuar më tej negociatat.

“Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje! Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan Basha.

Lexo edhe: Paralajmëron Wadephul: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme parakusht për rrugën drejt BE

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!