Basha falenderon BE për testet: Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson frenimin e përhapjes së virusit

schedule16:58 - 21 Prill, 2020

schedule 16:58 - 21 Prill, 2020

Bashkimi Evropian ka bërë me dije këtë të martë se do të sjellë në Shqipëri 20 mijë teste që do të shërbejnë për parandalimin e situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi ku falenderon BE  për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira.

Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Lexo edhe:BE sjell 20 mijë teste, Soreca: Sa më i besueshëm testimi, aq më efektive lufta

Thank you to #EUFlag of European Unionfor the precious help to AlbaniaFlag of Albania. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton  më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!