Basha e injoroi, vjen reagimi i parë i Berishës: Kam dy fjalë edhe për Ramën

schedule19:05 - 15 Nëntor, 2021

schedule 19:05 - 15 Nëntor, 2021

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë, pasi Lulzim Basha njoftoi mbledhjen e Kuvendit të PD-së në 18 Dhjetor, 7 ditë pas atij që ka njoftuar ish-kryeministri, të cilin lideri demokrat e injoroi. Sali Berisha foli për një plan sipas tij të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kundër tij dhe Kuvendit që ka thirrur. “Ju them të dyve i vendosni gishtin kokës” ishte mesazhi i ish-kryeministrit për liderin e shumicës dhe opozitës.

Edi Rama njëlloj si dajë Koleka i tij që në 1990 propozonte që t’i futeshin tanket pluralizmit edhe ky besnik i tij me pengun, me peng Bashën përpiqet që të minojë sot përpjekjen madhore të shqiptarëve, revolucionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

E them këtë sepse sot, pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PD-së 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD-së, të grave dhe burrave vizionar të kësaj partie, që konstatojnë që PD është shndërruar në një fasadë të pushtetit, dhe rikthimi i kësaj në një forcë të vërtetë opozitare është jetike, 4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format banale, të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmën për rivendosjen e pluralizmit.

Përpjekjet për të penguar në një mënyrë apo një tjetër vullkanin janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng kryetari i PD-së mbledh Kryesinë false apo fake të kësaj partie dhe njofton datën që jep pengu i tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 Dhjetor.

Me këtë rast unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre dhe jo sipas rendit të ditës së peng kryetarit, por sipas atij që ata guximtarë kanë firmosur.

I them Edi Ramës hiq dorë. Bashës i them që me 11 Dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së. Ju them të dyve i vendosni gishtin kokës. Ndaj vazhdoni ju bashkëpunimin, por Kuvendi i demokratëve është i pandalshëm, emrat e guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës” tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar propozimin e kryetarit të këshillit të PD-së, Edi Paloka që nga të dyja palët të caktohet nga një person dhe të shkojnë në zyrën e tij të verifikojnë një nga një të gjithë formularët.

Edi Paloka sot para mediave por edhe në mbledhje ka propozuar një kompromis, që secila palë të caktojë një përfaqësues të ulen në zyrën e Palokës dhe të verifikojnë cdo formular. Unë deklaroj se pranoj plotësisht propozimin e Palokës dhe emrin që ka përzgjedhur. Por jua thotë mendja ju, që pranon Basha? Ata janë të tmerruar. Basha nuk di gjë tjetër veçse të gënjejë” tha ai.

Por përse nuk ka shkuar në parlament prej disa javësh? “Kam munguar, keni shumë të drejtë dhe do të shkoj pa asnjë diskutim por jam përqendruar në këtë mrekulli shqiptare që më ka mahnitur në të gjithë qenien time, por kjo nuk do të thotë që nuk do të shkoj shpejt në parlament” tha Berisha. db/ Abcnews.al