Basha diskutim me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel: Arsimi kërkon një qasje vizionare

schedule10:42 - 23 Mars, 2021

schedule 10:42 - 23 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një tryezë diskutimi me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës.

Komisionerja Gabriel, ka thënë se Arsimi kërkon një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në nivelin europian.

“Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës siguron edhe më shumë se kaq. Do të zvogëlojë ikjen jashtë vendit të trurit. Kjo do t’u japë bizneseve një fuqi punëtore të aftë dhe ekonomive kombëtare dhe rajonale një shans më të mirë për të qenë konkurrues. Tani, më shumë se kurrë arsimi duhet të vendoset lart në axhendën tonë politike. Kërkon vëmendje të veçantë, një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në Nivelin Evropian kombëtar. Ne duhet të ndërtojmë një sinergji të fortë midis kërkimit arsimor dhe Inovacionit. Një sinergji e tillë është e domosdoshme nëse duam ta mbajmë Evropën të fortë, duke përfshirë këtu edhe fazën e sfidave globale, mposhtjen e një pandemie apo tranzicion të gjelbër dhe dixhital. bashkëpunimi I fortë me Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë ka qenë gjithmonë në thelbin e punës sonë dhe punën time personale.” ka thënë ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!