Basha dhe Kryemadhi në protestë, kretarja e LSI premton rindërtimin e Teatrit përmes bluzës

schedule17:53 - 20 Maj, 2020

schedule 17:53 - 20 Maj, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kanë mbërritur në sheshin përpara pedonales ku ka nisur firmosja e peticionit të artistëve për rindërtimin e Teatrit ashtu si ishte.

Ata kanë dalë nga selitë e tyre duke u bashkuar me simpatizantë të tyre, për t’iu bashkuar artistëve.

Bluza që ka veshur Kryemadhi, ka të stampuar Teatrin kombëtar. Dy sytë janë simbol ‘I am whaching you’ ( po te vezhgoj). Loti simbol i një nëne dhe një gruaje, lot hidhërimi dhe gëzimi. Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje, dhe do ta rindërtoj aty ku ishte dhe ashtu sic ishte.

Në deklaratat e tyre ata kanë premtuar se me ardhjen në pushtet do e rindërtojnë teatrin siç ishte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!