Ish-Kandidati për kryetarë të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli së fundmi ka prezantuar lëvizjen e re ‘Iniciativa Demokratike-IDE’ .
Ndërkohë Kadilli i ftuar në emisionin “Log.” ka thënë se iniciativa e tij nuk mbështet as kreun aktual të PD-së Lulzim Basha dhe as ish kreun historik të kësaj partie Sali Berisha. Sipas Kadillit asnjëri prej tyre nuk ka bashkuar partinë dhe nuk do ta çojë në fitore.
Më tej Kadilli ka ftuar demokratët që të mos fokusohen tek Basha dhe Berisha por tek të bërit opozitë, për problematikat që ka vendi.
Gjendja e PD tani
“Asnjëri nuk shton, nuk bashkon dhe nuk fiton. Ne kemi një përgjigje për situatën. Demokratë, mos u fokusoni as tek njëri as tek tjetri por tek opozita dhe detyra e opozitës. Që bëhet duke mobilizuar energjitë e veta gjë që nuk e ka bërë Basha. Berisha la largimin e të gjithëve dhe tani i vjen keq” tha Kadilli. /abcnews.al/