Basha çel fushatën, militantët mbushin sheshin” Nënë Tereza”

schedule15:45 - 25 Mars, 2021

schedule 15:45 - 25 Mars, 2021

Pasditen e kësaj të enjte dy partitë më të mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC se ndryshe nga PS-ja në ceremoninë e hapjes së Partisë Demokratike përveç kandidatëve për deputete dhe figurave të ndryshme të artit do të jenë dhe militantë dhe mbështetës demokratë.

Sipas gazetarit burime brenda PD-së i kanë konfirmuar se kanë qenë vetë militantët ato që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë në sheshin Nënë Tereza.

Ndër të tjera bëhet me dije se i vetmi që do të mbajë fjalim në këtë ceremoni do të jetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe në krahë të tij do të jenë kandidatët për deputet dhe artistët të cilët do të shprehin mbështjetjen e tyre për koalicionin e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme makinat e simpatizantëve të PD-së me flamuj të partisë dhe me flamurin kombëtar kanë lëvizur në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkaq kujtojmë se kjo fushatë elektorale është në kushte të pazakonta, ku dhe pse ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona dy partitë e mëdha PS-ja në qeveri dhe PD-ja në opozitë e kanë shkelur protokollin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekpserteve që ka vendosur të ndalohen grumbullimet në kohë pandemie. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!