Lulzim Basha ka komanduar Agron Kapllanajn në krye të PD-së së Fierit në vend të Luan Baçit.
Në një lidhje telefonike, Kapllanaj është shprehur se komandimi i tij ne krye të demokratëve të Fierit ka ardhur pasi ish-kreu i PD Fier, Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen.
Lexo edhe: Luan Baçi pozicionohet në krah të Berishës, çfarë po ndodh në Fier pak minuta para “Foltores”
Komandimi i Kapllanaj është argumentuar në bazë të statutit të partisë dhe do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në PD, sipas parimit një anëtar një votë.
Kujtojmë se Luan Baçi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është duke bërë një “tur” të “Foltoreve” nëpër Shqipëri me synimin për t’i kthyer sovranitetin, siç është shprehur ai, Partisë Demokratike. Në “Foltoren” e Fierit ka qenë i pranishëm edhe Baçi. /abcnews.al/