Basha: Brenda 6 muajve të parë realizojmë konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE

schedule11:48 - 16 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 16 Shkurt, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar sot se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së tij do të bëjnë realitet konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, Basha tha se do të hapin një kapitull të ri, që ka si përfundim integrimin evropian të vendit.

“Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet konferencës ndërqeveritare dhe do të nisim procesin realisht të integrimit me BE. Do të nisim një kapitull të ri që ka si përfundim integrimin në BE të Shqipërisë. Kemi punuar me institute të partive tona si motra dhe të BE dhe kemi hartuar një udhërrëfyes të zbatueshëm që nis nga dita e parë e qeverisjes që dhe i jep fund ngecjes 8 vjeçare”, tha Basha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!