Basha-Berishës: S’ka dy PD e as institucione paralele, më 11 dhjetor ka tubim, jo Kuvend

schedule20:15 - 15 Nëntor, 2021

schedule 20:15 - 15 Nëntor, 2021

Nga kryesia e PD kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish -kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor. Për Bashën ky është një iluzion nga i cili Berisha duhet të ‘zhvishet’, ndërsa thekson se nuk ka 2 PD dhe as institucione paralele. Sakaq kryedemokrati ka thënë se është shkelur afati i verifikimeve të nënshkrimit të firmave dhe se më 11 dhjetor sipas tij do të ketë tubim dhe jo Kuvend.

PD nuk vepron me “nëse”, jane firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtare, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohe që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se kuvendi do të jetë në 11 Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga cdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetem 1 PD dhe nuk ka per te patur institucione parelele. Ne 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend”.

Në deklaratën e tij kreu demokrat thotë se PD do vijë në shinat e legjitimitetit me 18 Dhjetor.

“Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjes që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishes apo dikujt tjeter. Largimi i ketij regjimi pa mbeshtetjen e aleatit strategjik, eshte i paimagjinueshem. Pavaresisht deshires, per fat te keq, na eshte bere e pamundur nga menyra antistatutore, pervec shinave te legjitimitetit  qe burojne nga pergjegjesite e kesaj kryesie dhe qe ia kam parashtruar per miratim kryesise”, tha Basha.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ka cilësuar është akt përçarës, jo demokratik, vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të thirrur Kuvendin Kombëtar me 18 Dhjetor.

“Shpresoja sot merrnit tjetër vendim, ti bashkoheshit 4200 firmëtarëve në datë 11 dhjetor. Vendimi juaj është akt përçarës, jo demokratik autoritarist. Neni 46: kur përfaqeson forumet dhe vendimmarjen e anëtarësisë. Ju sot nuk po përfaqësoni dhe po fyeni 4200 anëtarë të Kuvendit kur përmendni Tomën-Aqifi – Suel Rrahja. Neni 43 percakton 1/4 e firmëtarëve, janë mbledhur shumë më shumë. Sfidoj znj Duma dhe znj. Pampuri të vijnë e së bashku të certifikojmë firmat e degëve 9 dhe 11 se i njohin. Janë mbi 75% e firmave të delegatëve. Ftoj të gjitha zonjat e grupit të punës qe keni ngritur ju, të certifikojnë firmat se kanë qenë pjese e procesit zgjedhor te deritanishëm te IDGSH. Jane me shume se 75% e delegateve që kanë firmosur.

Thoni pse i fusni në kasafortë: po nëse ju vidhni fb dhe simbolet e LDGSH si mund t’ju besojmë firmat. Flisni për struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partise që lincojne këdo qëe mendon ndryshe nga ju e është kritik i juaji. Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur një  Grup per LDGSH ndërkohe që po fyeni mundin e 10 mijë grave që kanë marrë pjesë e këtij procesi vitin që shkoi. Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike. Ju ka rënë popullariteti, perballuni me Berishën në Kuvend e nëse fitoni ju na keni pas. Demokracia është votë. E nuk është uzurpim i hapësirave që nuk ju takojnë. Vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia jo ju”, ka thënë Vokshi. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!