Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Berisha, tub oksigjeni për Ramën, do ta këpus, koha e tij ka mbaruar

schedule17:48 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:48 - 7 Nëntor, 2021

Para mbledhjes së kryesisë, kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të prerë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për mediet, Basha është shprehur se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.

Duke e quajtur Berishën një tub oskigjeni për kryeministrin Edi Rama, referuar këtu “Foltoreve”, kreu demokrat tha se është i vendosur që ta presë atë tub, ndërsa nënvizon se PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Sipas kryedemokratit, problemi më i “madh i qytetarëve shqiptarë sot është regjimi i Edi Ramës”.

“Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, shtoi Basha.

Lexo edhe: Basha mbledh kryesinë e grupit të PD-së

Një ndër çështjet që mendohet se do të diskutohet është shpallja e zgjedhjeve të reja për drejtuesin e forumit rinor dhe gravesi edhe në FRPD. Albana Vokshi, kryetarja e Forumit të Gruas në PD shprehet se Basha e ka informuar me anë të një telefonate se zgjedhja e kryetares së forumit do të bëhet me një anëtar, një votë. Vendimin e kreut të demokratëve Vokshi e cilëson si një ndërhyrje ndërsa shton se po krijohen procedura “sipas dëshirës” në shkelje të statutit të LDGSH. Ajo doli edhe kundër vendimit për hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD-së, pasi Belind Këlliçi është rreshtuar me Berishën. Lidershipi i PD-së vijon përplasjet brenda partisë edhe këtë herë me “faktor” Berishën. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!