Basha apo Berisha? Alibali zbulon se çfarë ndodh me PD në fund të “luftës”

schedule21:35 - 21 Shtator, 2021

schedule 21:35 - 21 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Berisha mbajti “Foltoren” e Fierit sot duke hedhur një mori akuzash ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, sipas të cilit ky i fundit mban peng kryedemokratin duke e detyruar t’a largojë atë nga Grupi Parlamentar.

I ftuar në “Log.”, për të diskutuar në lidhje me lëvizjen e Berishës, analisti Neritan Alibali tha se deri më tani PD ka qenë e dyzuar në drejtim dhe kjo gjë ka ndikuar edhe tek elektorati gri, i cili nuk iu bashkua me vota demokratëve pasi në publik u servir idea se kjo parti faktikisht drejtohet nga Berisha.

Alibali tha se beteja e nisur nga Berisha do t’i japë fund këtij dyzimi te demokratët, ku në fund të saj do të dalë një PD e udhëhequr plotësisht nga Basha ose e udhëhqur plotësisht nga Berisha apo një person i zgjedhur prej tij.

Në fund të kësaj krize dhe përplasjeje do të kemi ose një parti të udhëhequr nga lulzim Basha ose një parti të udhëhqur nga Sali Berisha. Përfundimisht në PD do të ketë vend ose për Berishën ose për Bashën dhe jo për të dy”, tha Alibali duke bërë edhe një paralajmërim.

Nëse beteja mbaron me fitoren e Berishës dhe në krye vendoset një i besuari i tij do të na rikthehet përsëri  përceptimi i përgjithshëm i shoqërisë i nxitur nga kuzhina e Edi Ramës se X-i është person pozitiv por udhëhiqet nga Berisha”, tha Alibali.

Në lidhje me këtë, Alibali mori si shembull edhe faktin se PD-së nuk iu bashkua elektorati gri që priste, me votat e të cilëve do të thyente të majtën.

Ajo që është për t’u përshendetur është hapja e një diskutimi të hapur brenda partisë. Më vjen shumë mirë që personalitete të PD marrin pjesë pa problem në takimet e Berishës dhe përcaktojnë pozicionet e tyre në parti. Do të vijë një ditë që gjërat do të ndahen dhe ccdo gjë do të shkojë në vendin e vet”, tha Alibali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!